Barna Humane

Pak histori

IMIFARMA ëështë një kompani e ndërtuar në bazë të integritetit dhe vlerave, duke u përqëndruar në dhënien e një shërbimi sa më cilësor dhe të mirë për klientët e saj.  Pas një eksperience të suksesshme 17 vjecare në fushën e tregëtimit të barnave, në 2010 IMIFARMA hodhi hapin e saj të parë në vendimarrje për krijimin e një kompanie prodhimi farmaceutik e cila do ishte kompania e dytë prodhuese vendase për barnat humane.

Ndërtimi i godinës së prodhimit, në zonën indrustriale në Xhafzotaj, Durrës ishte një proces i cili zgjati tre vite dhe në 2013 u bë inagurimi i godinës së re.

Për një periudhë 1 vjecare, u bë e mundur përshtatja e ambienteve tc brendshme të godinës, sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar në fuqi dhe kërkesave të cilësisë së përcaktuara nga procedurat e cilësisë së kompanisë, si ambiente prodhimi duke specifikuar vendodhjen e dhomave të prodhimit edhe laboratorit të kontrollit të brendshëm të cilësisë të IMIFARMA. 

Në vazhdimësi të kësaj pune ishte pajisja me aparatura për laboratorin e kontrollit të cilësisë si dhe aparatura prodhimi dhe ndërtimi i procedurave të punës dhe të mirëmbajtjes së tyre.

Pas kësaj pune 2 vjecare përgatitore IMIFARMA mer miratimin nga Ministria e bujqësisë për licensën e parë të prodhimit për Barna për kafshë në 05 Maj 2015.

Në Korrik 2015 pas miratimit nga MSH edhe AKBPM pajiset me licensën e dytë të prodhimit për barna Humane, për linjën e prodhimit të produkteve josterile dhe në 13 tetor 2015 merr GMP për të njëjtën linjë prodhimi.

Licensa e tretë për prodhimin dhe tregtimin e integratorëve ushqimorë edhe suplementeve ushqimore pas vlerësimit të kushteve dhe miratimit nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit u mor në 13 tetor 2015.



Linjat e prodhimit

Aktualisht IMIFARMA zotëron tre linja prodhimi të cilat plotësojnë të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë për prodhimin e barnave humane, banave veterinare edhe suplementeve/ integratorëve ushqimorë.

Linjat e prodhimit janë të ndërtuara në bazë projektimit të cilësisë (QbD) duke bërë të mundur që cdo pjesë të jetë e mirëmenduar dhe e strukturuar sipas kërkesave të cilësisë.

Linjat e prodhimit janë të ndara fizikisht nga njëra tjetra, konkretisht linjat e prodhimit të barnave dhe suplementeve ushqimorë humane ndodhen në katin 0 të godinë dhe të ndara nga njëra tjetra me korridore ndarëse, ndërsa linja e prodhimit të barnave vetrinare ndodhet në katin 1 të godinës. Gjithashtu këto ambiente prodhimi janë të ndara fizikisht nga pjesët e tjera të godinës sic janë zyra apo magazina.

Secila nga këto linja prodhimi është e pajisur me sistem NVAK (ngrohje ventilim dhe ajri I kondicionuar) I pajisur me HEPA filter, i cili është i ndërtuar në parimin e mbipresionit negativ që të sigurojnë minimizimin e kontaminimit nga një dhomë prodhimi në tjetrën.  

Prodhimi kryhet nga personel I arsimuar, kualifikuar dhe I trajnuar sipas kërkesave që kërkon secili proces I vecantë I prodhimit.

SHPERNDARJE

2 dekada Eksperience ne distribucion bejne qe IMIFARMA te mbuloje te gjithe territorin shqiptar

Me shume

PRODHIM

IMIFARMA zoteron tre linja prodhimi dhe prodhon barna humane, veterinare dhe suplemente....

Me shume

KOZMETIKE

IMI FARMA eshte e vertifikuar per shperndarjen e produkteve Yves Rocher ne Shqiperi

Me shume

VETERINARI

IMI FARMA e pajisur me teknologjine me te fundit farmaceutike per prodhimin e barnave veterinare

Me shume

Te rejat e fundit



  •   Imi - Farma Sh P K. Isuf Elezi, ,
         Pallatet Colombo II. Tirane, Albania
  •   +355 4 225 1090,   +355 4 221 5500