Prezantim

Punojmë së bashku te sigurojme nje kujdes me te mire!

IMI FARMA është një kompani farmaceutike e licencuar si nje distributor farmaceutik qe nga viti 1994 dhe është e specializuar në importimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike.


IMI FARMA ne partneritet me prodhuesit globale, depot sekondare dhe farmacitë ndihmon ne permiresimin e shperdarjes se produkteve farmaceutike dhe ruajtjen e zinxhirit farmaceutik ne Shqiperi.


E gjithe veprimtaria e kompanise IMI FARMA mbeshtetet ne te gjitha ligjet, normat dhe rregullat ne fuqi. Bazuar ne zbatimin e ketyre normave IMI FARMA kane ne pronesi dy depo farmaceutike, në Tiranë dhe në Xhafzotaj - Durrës.


Punonjesit te trajnuar per veprimtarine qe duhet te ndjekin gjate procesit te punes, kryejne detyren me devotshmeri dhe miresjellje kundrejt te gjithe klienteve te kesaj kompanie.


Gjatë ketyre dy dekadave IMI FARMA ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me furnizuesit dhe pacientet duke siguruar zhvillimin e suksesshëm të aktivitetit ne mbare vendin. Klientet tanë marrin sherbim me cilësi te larte, kjo fale nje ekipi te perkushtuar qe permbush detyrat me profesionalizem.


Eksperienca e fituar ne keto 20 vjet, ben qe IMI FARMA te jete nder distributoret kryesore ne Shqiperi, duke mbuluar keshtu sektore shendetesore ne te gjithe territorin.

Ne distribucion parimet baze ne kompanine IMI FARMA jane ruajtja e cilesise, shpejtesia dhe korrektesia.

IMI FARMA ofron nje game te gjere medikamentesh nga kompani te mirenjohura ne tregun nderkombetar (Mbajtes te Autorizimit te Tregtimit):


  • Hoffman la Roche/Zvicer
  • Merck Serono/Zvicer
  • Sanofi/France
  • Sanofi-Pasteur/France
  • Panpharma-Rotexmedica / France-Gjermani
  • Bessins / Belgjike
  • Sterop/ Belgjike
  • Stallergenes/ France
  • IBSA / Zvicer
  • NTC/Itali
  • Urgo/ France


Për të mësuar me shume në lidhje me medikamentet që ne ofrojmë, vizitoni produktet tona. (Link i PRODUKTEVE IMIFARMA)-

Perkujdesi ndaj klientit, plotesimi i te gjithe nevojave te tregut farmaceutik dhe disponibiliteti ne ndihme te te tjereve, ben qe IMI FARMA te jete kompani bashkepunuese me te gjithe institucionet shendetesore publike apo private ne Shqiperi.
IMI FARMA furnizon :

  • 300 farmaci private (rreth 1200 ne total)
  • 41 farmaci spitalore
  • 10 klinika private
  • 10 shperndares farmaceutik dytesore
  • Farmacite e rrjetit IMIFARMA (te shperndara ne zona te ndryshme teTiranes)

Misioni yne

Misioni ynë është i thjeshtë: Te rrisim nje biznes, ku vazhdmisht te kemi furnitore, konsumatorë dhe staf të kënaqur.
IMI FARMA synon të promovojë shitjen me shumicë, distribucionin dhe shërbime te tjera te ofruara per klientet tane, duke i siguruar atyre ne kete menyre nivel te larte cilesie, besueshmeri dhe fleksibilitet.
Siguria e pacientit është ne plan te pare dhe kjo është arsyeja qe ne i permbahemi normave te mira te ruajtjes dhe shperndarjes se barnave.


Magazinimi

Te dyja magazinat IMI FARMA Tirane dhe Xhafzotaj (Durres) jane te pajisura me teknologji bashkekohore e cila mundeson zhvillimin e punes ne kushte te pershtatshme. Medikamentet e importuara vendosen sipas normave ne fuqi ne hapesira te caktuara, te kualifikuara dhe monitoruara.
Sistemi i mire menaxhuar per ruajtjen e cilesise te medikamenteve monitoron temperaturat dhe magazinimin e barnave ne depo sipas prodhuesit dhe serise se prodhimit. Kjo ka sjelle qe IMI FARMA te dale e suksesshme ne te gjitha kontrollet e ushtruara nga Kompanite Mbajtese te Autorizimit per Tregtim si dhe organet kompetente te shtetit tone.


Distribucioni

IMI FARMA është kudo, në çdo kohë!

Në fushën e tregtimit te barnave, logjistika luan një rol të rëndësishëm, duke ofruar zgjidhje të shpejtë dhe efikase te transportit. Gjate transportit te produkteve farmaceutike është e nevojshme te sigurohen një sërë kushtesh të rëndësishme, si psh temperatura e duhur dhe siguria e dorëzimit ne destinacion.
Për të gjitha produktet farmaceutike te cilat kërkojnë ruajtjen e zinxhirit ftohes, ne përdorim automjete që ofrojnë monitorim të vazhdueshëm të temperaturës.

Siguria, efikasiteti dhe cilesia jane vlerat themelore qe nje produkt te behet pjese e barnave ne kompanine IMI FARMA!


Farmakovigjilenca

IMI FARMA mbledh dhe raporton te gjitha efektet anesore apo ngjarjet e padeshiruara te provokuara nga preparatet tona.
Për një kompani me emer si IMI FARMA, stafi përgjegjes per ceshtje rregullatore ka nje rol te rendesishem ne ngritjen e besueshmerise profesionale te partnereve tane dhe kujdesin ndaj pacienteve. Nje produkt farmaceutik para se të hidhet në treg duhet të regjistrohet sipas ligjit.
Personeli pergjegjes per logjistiken dhe farmakovigjilencen trajtohen per te gjitha procedurat e punes qe duhet te ndjekin, procedura te cilat lidhen sigurimin e dokumentacionit te nevojshem per importimin, shitjen dhe shperndarjen e produkteve farmaceutike.
Informacion


Per cdo informacion apo nevoje ne lidhje me preparatet tona na kontaktoni ne numrat e meposhtem:
Tel: 00355 4 22 15 600
Tel: 00355 4 22 31 700
e-mail: imi@imifarma.com

Ruajtja e cilesise:
Besa Resulaj * email: besaresulaj@imifarma.com tel: 00355676018712
Raportimi i efekteve anesore apo ngjarjeve te padeshiruara nga produktet tona:
Besa Resulaj * email: besaresulaj@imifarma.com Tel: 00355676018712

SHPERNDARJE

2 dekada Eksperience ne distribucion bejne qe IMIFARMA te mbuloje te gjithe territorin shqiptar

Me shume

PRODHIM

IMIFARMA zoteron tre linja prodhimi dhe prodhon barna humane, veterinare dhe suplemente....

Me shume

KOZMETIKE

IMI FARMA eshte e vertifikuar per shperndarjen e produkteve Yves Rocher ne Shqiperi

Me shume

VETERINARI

IMI FARMA e pajisur me teknologjine me te fundit farmaceutike per prodhimin e barnave veterinare

Me shume

Te rejat e fundit



  •   Imi - Farma Sh P K. Isuf Elezi, ,
         Pallatet Colombo II. Tirane, Albania
  •   +355 4 225 1090,   +355 4 221 5500